Kryeministri britanik po përballet me një valë të madhe kritikash ndaj tij. 2021 duket se nuk ishte viti më i mirë për Boris Johnson, ndërsa 2022 mund të jetë edhe më i keq.

Kujtojmë se disa fotot të publikuara ku ai dhe stafi i tij duket se janë në një festë në kopshtin e Rezidencës së Kryeministrisë, nuk janë pritur mirë, sidomos në një kohë kur vendi përballet me valën e COVID. Kjo ka sjellë revoltim të qytetarëve  kundër tij.

Por ai po sfidohet edhe brenda partisë së tij, ku shumë konservatorë që në fillim nuk u pajtuan me masat kufizuese që ai ndërmori për menaxhimin e pandemisë. Sikur të mos mjaftonte kjo kryeministri po përballet edhe me një sërë keqpërdorimesh financiare dhe morale lidhur me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Bashkëpunëtorët e tij shpesh janë akuzuar për udhëtime të fshehta gjatë kohës së lirë gjë që nuk ka ndihmuar aspak në përmirësimin e imazhit publik. Mediat tashmë kanë ngritur pikëpyetje nëse Boris Johnson do të arrijë të durojë deri në zgjedhjet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: