Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot një senator amerikan.

 

“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA-në nga OBSH-ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Trump njoftoi, gjithashtu, edhe një ndërprerje të fondeve për organizatën.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: