Arrestohet kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Urdhër arresti është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që burime për News24 bëjnë me dije se Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publik.

Policia dhe BKH në Bulqizë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e kryebashkiakut dhe vëllait të Lefter Allës. Dyshohet se janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb