TIRANË- Gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri do të qendrojë në burg deri në fund të hetimeve. Gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtarin e ndaluar dy ditë më parë. Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë. Ai u ndalua gjatë operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë” me akuzat për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Gazetarja Klodiana Lala tha se seanca gjyqësore u shoqërua me debate të ashpra mes avokatit të gjyqatrit Shkelqim Miri dhe gjykatësve.

Gjyqtari Miri, ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej të paktën 6 muajsh. Ai dyshohet se ka marrë një shumë parash për të lënë në fuqi vendimin e dënimit që favorizonte një të dënuar për vrasje, (Gentian Doda) të cilit i ishte ndryshuar akuza nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje.

Pas hetimeve dhe përgjimeve, prokuroria krijoi bindjen se gjyqtari e kishte marrë këtë shumë parash, pasi vendimi i dhënë prej tij ishte ai që pritej nga familjarët e të dënuarit.

Për të provuar këto dyshime, organi i akuzës kërkoi leje nga gjykata për kontrollin e banesës së gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Dhe në fakt kontrolli rezultoi efikas, pasi gjyqtarit ju kapën rreth 300 milionë lekë në banesë. Konkretisht atij iu sekuestruan 174 mijë e 810 euro, 1 milion e 149 mijë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Është një dinamikë e tëra, gjykatësi thotë që paratë kanë një zot, dhe i zoti është i ligjshëm. Për pjesën që janë gjetur në dhomën e fëmijëve, janë para të familjarëve, për një veprim kontraktor që do bënte me ato para, por për shkak të ndryshimit të qëndrimit, do përdoreshin për kurimin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb