SHKODER-Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “Arrest me burg” për drejtorin e hipotekës Zamir Leka dhe “arrest shtëpie” për juristen Frida Mirashi nga gjykata e shkalles se pare ne Shkodër.

Drejtori Leka akuzohet për korrupsion dhe ka dyshime nga prokuroria se merrte deri ne 5 mije euro për nje dosje gjate ushtrimit te detyrës nga ana e tij.

Mbrojtja ka kërkuar mase lehtësuese sepse Zamir Leka ka bashkëshorten shtatzëne dhe nga ana tjetër sipas avokatit mbrojtës nuk paraqet rrezikshmëri për t’u larguar gjate këtij procesi hetimor.

Drejtori Leka ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka shpjeguar procedurën se si funksion. Ai ka deklaruar se nuk kam patur dosje ne zyrë, por janë marrë juristët sipas procedurave përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb