Sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës i njohur si komandant “Ujku”. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Kosovës, kanë njoftuar se seanca do të fillojë në orën 11:00.

Pjetër Shala në paraqitjen e tij të parë të hënën, para gjykatësit të procedurës paraprake, u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj tij, është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: