Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatet e hetimit me 3 muaj për ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për lidhje me grupin kriminal ‘Habilaj’. Bëhet fjalë për Jaerd Celën, ish-kreu i policisë së Vlorës dhe Gjergj Kohilan, të dy në arrati.

“BalkanWeb”
mëson se zgjatja e hetimeve është lënë deri në 20 nëntor 2018. 2 ish-zyrtarët po hetohen në të njëjtën çështje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Ndërkohë, afati për hetimet ndaj Tahirit përfund në 17 tetor, ndërsa natyrshëm lind pyetja se çfarë do të ndodh me ‘fatin’ e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb