TIRANE- Ish-prefekti i Fierit Bujar Hasaj ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet për mashtrim. Arrestimi i ish-zyrtarit, njëkohësisht ndërtues, u bë nga policia e Tiranës.

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mashtrim. Hasaj (prefekt nga viti 2009 deri në vitin 2012) akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë nga 400 mijë euro.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni “Kanadezi”

Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bujar Hasa, 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P. Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb