Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen për plagosje. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M. M., banues në lagjen nr. 8 Durrës, pasi ka plagosur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin K. H.;

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet S. B., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5 Durrës, pasi ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin D. K., 51 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasi N. M., 58 vjeç, banues në lagjen nr.17/1, Durrës, pasi ka ofenduar dhe ka kërcënuar shtetasin E. Rr. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb