TIRANE- Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me një denoncim nga një qytetar dixhital, të publikuar nga ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha, për drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto. Në një reagim publik drejtuar mediave, Manjani ka ftuar denoncuesin në fjalë që të paraqitet për kontakt pranë Ministrisë së Drejtësisë, për tu shqyrtuar kështu në rrugë zyrtare dhe shqetësimi i tij. Ai theksoi se do të merren masa nëse akuzat rezultojnë të provuara.

“Ministri i Drejtesise, z. Ylli Manjani ne pergjigje te denoncimit publik te bere nga ana e ish Kryeministrit Sali Berisha, fton denoncuesin qe te paraqitet dhe te vendose nje kontakt te drejtperdrejte me Ministrine e Drejtesise per ta paraqitur rastin, duke krijuar mundesine e shqyrtimit te tij ne rruge zyrtare. Persa me siper, Ministri Manjani ben me dije se eshte e nevojshme te njihet nga afer me pretendimet e denoncuesit me qellim qe te behen verifikimet e nevojshme.”, citohet në reagimin e MD-së.

Më tej Manjani ka theksuar se denoncuesit do ti ruhet anonimati. “Duke siguruar se denoncimi i qytetarit do te hetohet me detaje, Ministri i Drejtesise shpreh gadishmerine per te marre te gjitha masat qe parashikon ligji nese detajet e bera publike rezultojne te provuara. Ministri Manjani siguron maksimalisht denoncuesin se do te kete garancine e nevojshme te ruajtjes se anonimatit te tij.” përfundon reagimi.

BERISHA: QYTETARI DENONCON RYSHFETIN QË MERR ARTUR ZOTO
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dje në rrjetin social ‘Facebook’, një denoncim që I kishte ardhur nga një qytetar në lologarinë e tij. Qytetari dixhital ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoton se merr ryshfet.

QYTETARI DIXHITAL DENONCON:
Ryshfetin qe merr drejtori i pergjithshem i burgjeve, Artur Zoto. Per me hollesisht lexojeni vet! sb
“Pershendetje I Dashur Kryetar dhe mos vdeksh kurr . Te dhente zoti jete . Jam nje punonjes prane Drejtorise se pergjithshme se burgjeve. Doja te beja nje denononcim sepse je i vetmi njeri ku mund te degjohet dhe zeri jone. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve Artur Zoto e ka kthyer kete institucion ne prone private. Nje transferim nga nje p/burgim ne nje burg kushton 600 € Nje vend pune varjon nga 3000€ deri ne 5000€ . e plot e plot pazare te tjera. Nese ju kujtohet ashashi qe ju kap nje punonjesi te policise se burgjeve ajo sasi ishte per burgun e Peqinit ku organizator qe vet Artur Zoto. Por i rreshkiti situata nga duart sepse ishin te pakenaqur ortaket e tij me te cilet ndan leket. Jemi bere vemi ne pune me frike dhe rrime me frike sepse nuk e dime se ku na shkon emri per transferim sepse duhet me i dhone 5000 € Artur Zotos qe te na kthej prap ne ate vend pune. Nuk po flas per gjera te tjera sepse jane te pafundme palacolleqet qe ben ai. Filmon Punonjesit e tij y ben video duke u dhene leke e me pas i ben presion dhe i detyron te bejne gjera qe vene koken ne rrezik. ju Falenderoje A.K”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: