SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Koresë së Jugut që të arrestojë vëllain e ish-Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. ‘Daily Mail’ shkruan se kërsesa për arrestim është bërë pasi Ban Ki-sang dhe djali i tij Ban Joo-hyun akuzohen se kanë tentuar të japin ryshfet një zyrtari. Sipas këtyre burimeve,

SHBA-të kërkon arrestimin e vëllait të Ban Ki-moon, ndërsa kanë nisur negociata joformale me Ministrinë e Drejtësisë të Koresë së Jugut.

Të dy babë e bir, ata menaxhojnë me kompaninë jugo-koreane Keangnam në Vietnam, ndërsa kanë tentuar t’i japin ryshfet një zyrtari të paidentifikuar nga Lindja e Mesme në vlerë prej 500 mijë dollarësh. Mësohet se ryshfeti kishte për synim shitjen e një godine, që ka qenë në pronësi të kompanisë në fjalë. Sakaq, 11 janar është ngritur procedurë gjyqësore ndaj dy të akuzuarve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb