Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat tre funksionarë të Drejtorisë Vendore të Aluiznit, Berat.

NJOFTIMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.536/1, datë 14.05.2021, i ndryshuar, ka zhvilluar në subjektin Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Berat auditimin me objekt “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizmit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga ana e dy ish Drejtorëve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat dhe një punonjësi me detyrë ish Regjistrues në ZVRPP Berat (aktualisht DVASHK Berat), të cilët në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkatëse, si dhe mospërmbushjen e rregullt të detyrës së tyre, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat kallëzimin penal për dy ish drejtuesit dhe ish regjistruesin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: