Gjykata e shkallës së parë ka dhënë sot masën “arrest shtëpie” për ish-drejtorin e burgut të Reçit Ervis Zika, i cili u arrestua pak ditë më parë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se ish-drejtori i burgut dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit. Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se Zika nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi. Hetimi ndaj ish-drejtorit do të vijojnë në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër Izabela Radovani, ndërsa prokurore e çështjes ishte Shqiponja Milla.

Kujtojmë se Zika u prangos për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe futja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit. Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në lidhje me vjedhjen ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë. Ndërkohë që ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb