Nga Rashela SHEHU

Prokurorët e Krimeve të Rënda të cilët po hetojnë rektorin dhe ish-rektorin e Universitetit të Tiranës, pas dyshimeve për përfshirjeve në korrupsion dhe shpërdorim detyre, kanë zbarkuar në dyert e institucionit duke bërë sekuestrimin e tenderave ndër vite. E ndërsa grupi i hetimit po kryen verefikimet e para, kanë ardhur dhe reagimet e protagonistëve, dikur miq, e sot kundërshtarë të fortë të njëri-tjetrit. Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule shprehu gatishmërinë për t’u përballur me drejtësinë.

\

“Absolutisht jam i hapur të hetohem për kohën kur kam qenë unë, për të tjerët para meje por nuk është ky problem i Universitetit të Tiranës. Prokuroria është e mirëpritur në të gjitha nivelet. I siguroj të gjithë personat që kam punuar se më ka udhëhequr vetëm respektimi i ligjit,” tha Kule

Kule, ka komentuar edhe projekt – raportin e përpiluar nga Ministria e Arsimit, e cila konstaton probleme në administrimin e brendshëm të Universitetit të Tiranës.

Te befasuar nga raporti…Kjo zhurmë nuk duhet të sfumojë problemet e Universitetit,” u shpreh ai.

Një ditë më parë, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i bëri thirrje prokurorisë t’i shkojë deri në fund çeshtjes dhe të hedhë dritë mbi të vërtetën.

Hetimet mbi dy profesorët, po kryhen nga dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe me shumë gjasë, si Dhori Kule ashtu dhe Mynyr Koni do të thirren së shpejti për të dhënë shpjegimet e tyre, raporton gazetarja klodiana Lala.

Më herët, profesorët kanë ngjitur shkallët e kësaj prokurorie, për të dhënë deklarime në kuadër të hetimit të çeshtjes ndaj Shullazit, i cili akuzohet ndër të tjera se kërcënoi Mynyr Konin të tërhiqej nga gara për rektor.

Asokohe në këtë garë Koni mbështetej nga miku i tij, Dhori Kule. Por duket se procesi gjyqësor ndaj Shullazit ndau përfundimisht dy miqtëe, edhe pse asnjëherë su pranua prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: