GJKKO ka shpallur sot vendimin për çështjen Grida Duma – Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme i ka dhënë pafajësinë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për akuzën e shpifjes.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes së PD Grida Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Bëhet fjalë pë deklaratat e Veliaj se Duma i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb