Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar një seancë dëgjimore për Salih Mustafën, i cili njihet si komandant Cali. Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ish komandant Cali po akuzohet për vrasje, torturë, trajtim mizorë dhe ndalim arbitrarë të civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Seanca dëgjimore është thirrur nga Gjyqtari i procedurës paraparake, e cila do të mbahet me 28 tetor në orën 15:00.Sipas njoftimit të bërë nga Dhomat e Specializuara, gjatë pjesës së parë të kësaj seance, Mustafës do t’i kërkohet që të pranojë fajësinë ose të deklarohet i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij në Aktakuzën e konfirmuar.

Sipas aktakuzës së konfirmuar më 12 qershor 2020, Salih Mustafa- komandant Cali po akuzohet si epror i njësitit BIA, që kishte 500-600 anëtarë, vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.

Sipas aktakuzës, njësiti BIA vepronte në një kompleks në Zllash që përfshinte një numër ndërtesash e përdorej si vendstrehim të sigurt dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.

Me aktakuzë Mustafa ngarkohet se mes 1 dhe 19 prillit 1999 së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.

PO ashtu thuhet se personat e ndaluar u ruajten me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës. Aktakuza thotë se i akuzuari Mustafa së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, kishin kryer trajtim mizor sepse 6 të ndaluarve nuk u kishin mjaftueshëm ushqim, ujë dhe kushteve higjienike dhe sanitare, fjetje, strehim dhe kujdesit shëndetësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb