KOSOVË- Megjithëse raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Kosovë përfundoi, Gjakova është një nga komunat që shkon në balotazh. Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës Ardian Gjini akuzoi rivalen e tij të Alternativës Mimoza Kusari-Lila (kryetare në detyrë e Gjakovës), se ka zhvatur gjysmë milioni euro për leje ndërtimi për familjen e saj.

Gjini ka akuzuar Kusarin se në periudhën e saj si kryetare i ka dhënë tender edhe bashkëshortit të saj dhe se i ka zhvatur qytetarëve gjysmë milioni euro për familjen e saj.

“Krejt Gjakova e di që burrin e ke biznes partner edhe në kompaninë që i bën kamerat, edhe nëpër diskoteka”, ka thënë Gjini duke mos dhënë emër të ndonjë kompanie.

“Ti ja ke zhvatur qytetarit të Gjakovës një gjysmë milioni euro për t’i dhënë leje ndërtimi familjes tënde Mimozë, të gjithë e dinë”, tha Gjini në Rubikon të KTV-së.

Në zgjedhjet e 22 tetorit Ardian Gjini mori 16.841 vota ose 40.17 për qind derisa Mimoza Kusari Lila, kandidate e Alternativës fitoi 13.434 vota ose 32.04 për qind.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb