SHBA

Akuza të reja për Harvey Weinstein për abuzim seksual. Këtë herë është artistja Paz de la Huerta që ka hapur një proces ligjor kundër ish producentit të Hollywood-it, duke e akuzuar se ka abuzuar me të dhe e ka përdhunuar, duke i dëmtuar edhe karrierën.

Faktet i përkasin vitit 2010 dhe sipas la Huertas ai e ka përdhunuar atë dy herë në New York.

Më pas në 2011 në Beverly Hills ish producenti kishte tentuar sërish të bënte seks me artisten, duke e ngacmuar edhe me telefonata. Ai, gjithmonë sipas aktores, ka luajtur një rol vendimtar në heqjen e saj nga seritë televizive të HBO.
Këto janë akuza të reja për Weinstein, i cili ka edhe procese të tjera për abuzim seksual në New York.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb