TIRANE- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha do të padisë për shpifje deputetin Taulant Balla, për deklaratën e tij të sotme në Kuvend, gjatë së cilës tha se djali i ish-kryeministrit ka qëndruar në të njëjtin hotel në Pragë e Vjenë me Kastriot Ismailaj.

Duke mohuar të ketë lidhje me Ismailajn e DIA-s, Shkëlzeni thotë në një status të tijin në Facebook: “Në lidhje me deklarimin në seancën e sotme të shpifësit të Ramës se unë kam qenë në Pragë në të njëjtin hotel me Kastriot Ismailaj dhe një bashkëpunëtoren e tij dua të sqaroj opinionin dhe posaçërisht Taulantin, se nuk kam frekuentuar kurrë as hotelin e Pragës dhe as motelet e Tiranës e Librazhdit me Kastriotin, Rebekën apo ndonjë të afërme të Taulantit. Me personat e lartpërmendur nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje të asnjë lloji. Në ditët në vijim ndaj gënjeshtarit do të depozitohet padia e radhës për shpifje”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: