TROPOJË- Arrestohet Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Tropojës, pasi dyshohet se ka abuzuar me energjinë elektrike.

 

Ndalimi i tij Rrustem Gjonaj është bërë mëngjesin e sotëm nga policia e Tropojës.

 

Pak ditë më parë ishte vetë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili denoncoi rastin e kreut të OSHEE-së në Tropojë, i cili mësohet se kishte 16 milionë e 900 mijë lekë të papaguara të energjisë elektrike. Akuzat ndaj tij pasuan edhe nga Partia Demokratike.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb