Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha  për cështjen e ‘Toyota Yaris’. Në emisionin “Open” Basha u shpreh se këtë ccështje nuke e ka diskutuar aspak me të dhe se ka dhënë dëshminë e plotë para drejtësisë.

Ai tha se lidhur me këtë cështje po hetohen edhe anëtarë të lartë të maxhorancës.

“Po të mos ishte tragjike do të ishte shumë komike. Nuk i kam diskutuar gjërat me Sali Berishën. Në korrik 2019 kam dhënë dëshminë e plotë për këtë çështje për gjëra që nuk jam prononcuar në publik. Çështja është nën hetim, se ku e di unë, kryetari i opozitës është personi i dytë më i informuar pas kryeministrit. Çështja është nën hetim dhe në bindjen time po hetohen edhe anëtarë të lartë të maxhorancës. Kryetari i opozitës merr informacione dhe i bën publike kur bën ia kërkojnë autoritetet. Janë bërë publike me përgjegjësi politike.“Pse qenkam unë peng i Edi Ramës. Nuk ka pasur asnjë transfertë të jashtëligjshme ne SHBA, janë trillime pas më shumë se një viti rrinte një shkresë e Departamentit të SHBA se nuk ka procedim të fshehur. Dosja Muzin, e dyta është Toyota Yaris. Kam marrë vendimin në të mirën e demokratëve. Të ishte për karrigen time,  merrja vendim tjetër””- tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb