Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat se Rusia kishte dorë në sulmet kibernetike në kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC) në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se komentet e zonjës Clinton ishin “retorikë e stilit parazgjedhor dhe nuk përmbanin asgjë të prekshme”. Më tej, ai ka theksuar se “në këtë rast amerikanët po përpiqen të maskojnë disa mashtrime parazgjedhore të tyre duke demonizuar Rusinë”. Në një intervistë të djeshme, kandidatja e Partisë Demokratike për presidente te Shteteve te Bashkuara, Hillary Clinton, tha se “e dimë se shërbimet e inteligjencës së Rusisë kanë depërtuar në kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokratik dhe e dimë se ata janë kujdesur që një pjesë e madhe e këtyre e-maileve të publikohen. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë akuzuar publikisht Rusinë se ka dorë në sulmet në kompjuterët e Partisë Demokratike. Por, ekspertët kibernetikë dhe zyrtarë amerikanë kanë thënë se besojnë se Rusia e ka organizuar publikimin e e-mailave të Partisë Demokratike, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor në Shtetet e Bashkuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: