Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” i është përgjigjur ish-deputetes demokrate Dhurata Çupi, për akuzat e kësaj të fundit në drejtim të Olta Xhaçkës.

Spiropali në përgjigjen e saj thotë se nuk është shefe e Xhaçkës, siç Çupi e quajti, ndërsa shton se “Dhurata Çupi nuk duhet t’ja qajë hallin kalorësit”.

Reagimi i Elisa Spiropalit:

E dashur Zonja Çupi PD, flm për “dhuratën”, por s’jam shefja politike e Oltës. Kam nderin të jem mikja e kolegia e saj. Sa për qeverinë e destabilizuar mos qaj hallin e kalorësit xhan, dhe uroj sinqerisht të shihemi në zgjedhjet e 2021-shit?Të fala miqve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb