TIRANE- Deputeti socialist Fidel Ylli shpreh keqardhje për analistin Ilir Demalia në lidhje me akuzat për kërcënim me armë në vitin 1995.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” deputeti Ylli e cilëson mashtrim këtë deklaratë të Demalias, ndërsa tregon episodin e ndodhur 23 vjet më parë në Bar West.

Sipas Yllit, ai asnjëherë nuk ka mbajtur armë, ndërsa e ka nxjerrë Demalian jashtë lokalit për shkak të zhurmës dhe shqetësimit që po u krijonte klientëve të lokalit të tij.

“Filloi të bërtiste: E mor Fidel, çfarë ke, je mërzit se të kam sharë Gramozin, mikun tënd?! Unë i kërkova që të ulte zërin. Ti shaj këdo, i thashë, je bërë dhe shkrimtar, por këtu je në lokalin tim, prandaj ule zërin. Ai vazhdoi të bërtiste, unë e kapa nga dora, as më shkonte ndërmend ta godisja dhe e nxora jashtë lokalit”-thote deputeti Fidel Ylli.

Lidhur me permendjen e emrit te Tom Doshit, Ylli ka kete pergjigje:

“Nuk ka lidhje Toma fare. Toma ishte klient i lokalit dhe nuk ka qenë fare në këtë komunikim timin me Syçin. Kur dolën jashtë, kalon një patrullë policie. Syçi vazhdonte të bërtiste. Unë prapë i fola, i thashë mos bërtit se është dhe Policia jashtë dhe ne jemi çuna lagjeje. Unë nuk pyes për Policinë dhe as për njeri. Policët që ishin jashtë, të patrullës, e dëgjuan. Ti nuk pyet për Policinë, hajde pak me ne në rajon të sqarohemi dhe e morën. Kjo është e gjithë historia e kërcënimit me armë, që thotë Syçi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb