Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka reaguar i acaruar nga analizat e profesorit amerikan të John Hopkins, Daniel Serwer, mbi situatën në Ballkan, si dhe raportit mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Dodik shpifi për të duke thënë se është lobist kundër serbëve.

“Në egërsinë e tij ndaj serbëve, të cilën ai e ka shfaqur për dekada, Server mbeti i fundit i atij grupi lobistësh në Uashington”, ka shkruar Dodik.

Por, kësaj i është kundërpërgjigjur Serwer, i cili tha se nuk do të mund ta blejnë atë me para të lobit serb.

“Është e vërtetë që paratë e lobit serb kanë blerë shumë të tjera në Uashington. Por ato nuk do të më blejnë mua”.

Ditë më parë në një bisedë për Express, Serwer kritikoi pushtetin në Serbi se po shkon drejt autokracisë dhe se presidenti serb Vuçiq më shumë është orientuar drejt Rusisë e Kinës.

“Ai po anon shumë në drejtimin e Moskës dhe Pekinit ndërkombëtarisht dhe drejt autokracisë brenda vendit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb