TIRANË – Furtuna që shkaktuan në politikë, akuzat e deputetit Tom Doshi, kanë bërë që Presidenti i Republikës Bujar Nishani të vihet në lëvizje dhe të thërrasë në takim, Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
 
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe Presidenca nuk e ka njoftuar objektin e takimit, por ai ka përkuar pikërisht me debatet dhe akuzat e ashpra që janë ndezur në të dy krahët e politikës pas denoncimit publik të Doshit për vrasjen me pagesë të tij dhe të një deputeti demokrat nga kreu i Parlamentit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb