TIRANE- Pas aksionit të policisë, së solli në shkatërrimin e një bande kriminale në Shkodër, vjen reagimi nga ministri Ditmir Bushati, njëherësh dhe deputet në këtë qark. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Bushati iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, për pretendimet se ai ka lidhje me bandën ‘Bajrit’.

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. #eGjithëVëmendjaShkodranëve”, shkruan Bushati.

Në një reagim në “Facebook” kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka nënvizoi deklaratën e policisë për përgjimet dhe pyet nëse në ndonjë përgjim ka dalë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Nënkryetari i PD vë në dyshim edhe përgjimet e tjera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb