DURRES- Drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës ka reaguar ditën e sotme pas akuzave të bëra një ditë më parë nga Partia Demokratike për abuzime me tenderat. Në një deklaratë për mediat, kjo drejtori sqaron se për të përshpejtuar procesin e legalizimeve, ALUIZNI Durrës ka prokuruar shërbimin e evidentimit të ndërtimeve pa leje përmes subjekteve private.

Më tej, kjo drejtori thotë se “Shuma e prokuruar (50 milionë lekë pa TVSH) nuk është subjektive por përcaktohet mbi bazën e të ardhurave të realizuara nga vetë drejtoria dhe situata në terren e zonave që kanë nevojë për kryerjen e procedurave të përditësimit”.

Përgjigje e Drejtorisë së ALUZINI-t Durrës, për deklaratën e drejtores së Departamentit Antikorrupsion te PD, Lealba Pelinku

Drejtoria e ALUIZNI-t Durrës, ka detyrimin ligjor (neni 32 Ligji nr. 9482 dt 03.04.2006, dhe VKM nr. 589 dt. 10.9.2014) dhe procedurial për kryerjen e procesit të evidentimit në terren të ndërtimeve pa leje edhe përmes subjekteve private.

Në përmbushje të këtij detyrimi, duke synuar përshpejtimin e procesit të legalizimeve, Drejtoria ALUZINI-t Durrës sipas dispozitave ligjore për Prokurimin Publik ka prokuruar këtë shërbim përmes operatorëve ekonomikë.

Shuma e prokuruar (50 milionë lekë pa TVSH) nuk është subjektive por përcaktohet mbi bazën e të ardhurave të realizuara nga vetë drejtoria jonë dhe eshte e miratuar nga Drejtoria e Pergjithshme e ALUIZNI-t, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e Prokurimit Publik ne Regjistrin e Parashikimit te Prokurimeve Publike per vitin 2015.

Percaktimi i shumës së prokuruar nuk është subjektive, por përcaktohet mbi bazën e të ardhurave të realizuara nga vetë drejtoria jonë dhe situata në terren e zonave që kanë nevojë për kryerjen e procedurave të përditësimit.

Edhe kostoja e evidentimit faktik në terren, për çdo njësi, është e përcaktuar shprehimisht me VKM nr. 860, datë 10.12.2014.

Për shkak të përgjegjësisë së madhe të dokumentacionit që do të prodhohet nga subjektet, në specifikimet teknike kërkohet një nivel i lartë i kualifikimit teknik për operatorët ekonomikë të cilët do të marrin pjesë në këtë prokurim.

Mbi këtë bazë zonat e prokuruara nga Drejtoria jonë përfshihen në njësinë administrative Rrashbull në fshatrat Rromanat, Arapaj, Shkallnur, Rrashbull, Xhafzotaj dhe Shënavlash.

Nëpërmjet kësaj procedure prokurimi do të arrihet të realizohet vetëm në dy muaj, kryerja e procedurave evidentuese dhe perpunuese per rreth 3700 objekte informale në terren. Për të kuptuar dimensionin e kësaj shifre, mjafton të themi se gjatë gjithë periudhës 2006-2013 nga kjo drejtori për gjithë qarkun Durres ishin kryer gjithsej 5500 verifikime në terren, edhe këto të pashoqëruara me përpunim dokumentacioni dhe p keto te shume viteve me pare.

Gjithashtu nje fakt domethënës është se në të gjithe ish Komunen Rrashbull, ishin vetem 36 matje dhe leje të dhëna për gjithë periudhen 2006-2013në reth 8000 vetëdeklarime.

Duke patur parasysh numrin e përgjithshëm të vetdeklarimeve për legalizim për qarkun Durrës, prej rreth 70 mijë objektesh, kushdo e kupton se sa e domosdoshme është

përfshirja e të gjithë aktorëve për të mundësuar mbylljen e procesit të legalizimeve sipas afateve të deklaruara.

Jemi të bindur që, si deri më sot, qytetarët do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me ekipet tona dhe të subjekteve përkatëse, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të përmbyllur kalvarin 20 vjeçar të legalizimeve.

DREJTORIA E ALUIZNI-T DURRES

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb