SPAK ka filluar hetimet për tenderin e ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes që u denoncua nga PD që më pas edhe kallëzoi penalisht ministren e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në fakt PD akuzon ministren Xhaçka se ky tender është bërë pa garë, dhe i është dhënë një kompanie celulare nga Maqedonia e Veriut e cila vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ”News24” se Saktësisht sot SPAK ka marrë në pyetje 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymerin,i cili është kryetari i këtij komisioni si dhe drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes po ashtu dhe 2 anëtarët Dafina Meçan dhe Adriatik Dapajn për këtë tender të dhënë në fund të marsit.

SPAK tashmë ka filluar me sekuestrimin e dokumentacioneve në kuadër të hetimit të tenderave sekretë të dhënë nga Ministritë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes gjatë pandemisë.

Mes të tjerash Klodiana Lala zbulon se nesër do të paraqiten për të dëshmojnë administratorët e kompanisë maqedonase të tenderit 1.5 milionë euro të ushqimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb