NGA ELDA MENGA
Pas akuzave të demokrateve për lidhjet e kreut të bandës së Durrësit me Vangjush Dakon socialistët kaluan në kundërsulm. Përmes nënkryetarit të grupit, Partia Socialiste i kërkon kryetarit të opozitës të sqarojë lidhjet me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazllic.

“Basha t’i lërë protestat dhe gjoja shqetësimin e tij për lirimin e personave nga burgu, por të merret me personat e kërkuar nga drejtësia. Lulzim Basha nuk jep asnjë sqarim se përse e solli Damir Fazlliçin në Shqipëri, se përse e ka mbështetur, se përse e ka thirrur Drejtorin e Përgjithshëm të tatimeve në zyrë, për t’i kërkuar rimbursimin me 3 këste kompanisë “Kronacositions”, dhe të bashkëpunojë me drejtësinë më këtë çështje”, -deklaroi Balla.

Taulant Balla nxit Prokurorinë që të hetojë lidhjet e biznesmenit me drejtues të lartë të Partisë Demokratike.

“Dihet botërisht në Shqipëri që Damir Fazllic u soll në 2015 nga Basha, kompania ka për partner kunatin e Bashës Erjon Isufaj. Është shumë e rëndësishme që Prokuroria ta bëjë hetimin të plotë jo vetëm rimbursimim i paligjshëm, përfitimi, por edhe ndikimi politik në mbështetje të kësaj afere. Damir Fazlliç nuk i ka marrë vetë 1.5 milionë euro nga tatimet, por i ka marrë me mbështetjen e Lulzim Bashës”, u shpreh Balla.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë pak javë me parë kallëzoi Damir Fazllic në Prokurori për përfitim të padrejtë të një fondi që kap shifrën e 1.5 milionë eurove.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: