Ka dhënë dorëheqjen drejtori i shkollës profesionale ‘Kristo Isak’ në Berat. Armelin Cili dha dorëheqjen pas akuzave të bëra publike nga Partia Demokratike, e cila tha se Çili ka qenë i dënuar në vitin 2013 për korrupsion për abuzim të ndihmës ekonomike.

Në një deklaratë për mediat, Armelin Çili nuk i pranoi akuzat e bëra nga demokratët. “Akuzat e ngritura ndaj meje janë shpifje, nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga ndihma ekonomike”, tha Çili. Ai tha gjithashtu se këto akuza synojnë prishjen e reputacionit të tij. Gjithashtu, Ministria e Mirëqenies Sociale reagoi pas deklaratave duke thënë se posti për këtë pozicion u zhvillua me konkurs.

“Armelin Çili paraqiti një vërtetim ku nuk tregohej që ishte i dënuar. Pasi MMSR u njoh me vendimin e gjykatës për z. Ҫili, informacion i padeklaruar gjatë konkursit të zhvilluar, i kërkoi Z. Ҫili dorëheqjen nga detyra. Pavarësisht faktit që dënimi i mëparshëm i Z. Ҫili tashmë është i parashkruar, vepra penale për të cilën është dënuar bie ndesh me parimet dhe me etikën e MMSR-­së ku i kushtohet rëndësi të veçantë pastërtisë së figurës morale”, thuhet në kominikatën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb