Analisti Fitim Zekthi, ka kritikuar qasjen e Ramës ndaj SPAK-ut.

I ftuar në emisionin “Open”, ai tha se Rama, si një kryetar qeverie nuk duhet të kritikojë punën e organeve të drejtësisë, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ndodh në vendet Evropiane.

“Rama është kryeministri i vendit. Kur një pushtet kaq i madh, përpiqet të përcaktojë agjendën e punës SPAK-ut, sigurisht që është presion. Jeta e prokurorëve, gjykatave, nuk është objekt i politikës. Nuk ka vend në botë që e bën këtë. Kur kryeministri i një vendi bën deklarata kaq të forta, që ka thënë edhe që SPAK do të ndryshojë faqen e drejtësisë e sulmon atë… Rama ka bërë për mua një gjë të pa pranueshme. Unë besoj se e bën se ka arsye personale. Kryeministri i kërkon SPAK-ut një agjendë”, përfundoi Zekthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: