Një pjesë e mirë e ligjëratës së kryeministrit Edi Rama, ditën kur u mbajt Kongresi i PS, ishte sulme që shigjetonin SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi.

Për këtë u fol në studion e emisionit “Pikat mbi I”, ku të ftuar ishin, analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala. Zheji tha se Rama me këto akuza i shpalli luftë opozitës, ndërsa shtoi se i bëri presion SPAK-ut që të mos hetojë vetëm majtas.

Nga ana tjetër, gazetarja Lala tha se SPAK duhet të justifikojë besimin që qytetarët kanë te kjo strukturë, duke hetuar dosje në të kaluarën ku besohet se ka pasur abuzime.

Diskutimi në studio:

Zheji: Qendra e rëndesës së fjalimit ishte pjesa e drejtësisë dhe shfajësimi përpara socialistëve. Tek ndryshimi që ai dha mes dy kohëve, të Rilindjes dhe Berishës. Ai tha që i bën pjesë socialistëve që të bëjnë durim se drejtësia do të falsi drejtësisht. Thelbi ishte presion i drejtpërdrejt ndaj SPAK-ut që po godet majtas. I fundit Bllako, e lista pasurohet me Agollin që është në listë, që po hetohet. Janë disa radhazi. E ndërtuar në këtë mënyrë duket sikur Rama ka të drejtë në atë që thotë se ka një prishje të peshores. Ai godet Berishën sepse ai është më i goditshëm, pasi ka një ‘non grata’. Rama dha udhëzues SPAK-ut ndaj Berishës. Ka filluar koha kur Rama ka përzgjedhur Berishën dhe godet te pika më e dobët. Nëse PD do të çahej dhe do të bashkohej do të ishte një tabelë qitje, njëkohësisht edhe me kryetarin e partisë. Pashë disa fytyra të ngrysura në Kongres që nuk qeshnin. Ishte divorc i qartë me ata që janë me probleme me drejtësinë dhe ata që priten të jenë.

Lala: Nuk besoj që ka shqiptarë që nuk beson që Rama nuk ka dijeni mbi inceneratorët. Me gjasë, SPAK-u do i shkojë deri në fund, pasi do të kemi një pjesë të madhe të emrave që do të futen prapa hekurave. Rama erdhi në pushtet duke trumbetuar Reformën në Drejtësi. Foli për “KÇK”, por është në vitin e 9 të qeverisjes dhe nuk e di kujt strukture i referohet Rama. Drejtësia është në pikën më të ulët, për faktin se ka pasur problematika për numrin e ulët, ka njerëz që nuk po gjejnë drejtësi sepse nuk i shqyrtohet dosja. Shumë gjyqtarë po japin vendime të padrejta. Sistemi ka problematika të mëdha. Kjo nuk përfundon me disa biznesmenë të arrestuar. 21 janari dihet, siç u ndaluan të arrestoheshin komandatët. Kemi një sërë aferash të pa hetuara. Po ku ishte Edi Rama këto vite? Unë besoj se zoti Rama ndjen lagështi rreth e rrotull për shkak të aferave. A mbani mend për Dakon, që Rma thoshte që ai është miku im, e kështu me radhë. A e mbani mend dosjen e Dibrës, ku përmendej edhe Rama? Po të shkosh në rastin e zotit Tahiri, Rama nuk la gjë pa thënë për ta, për prokurorët. Duke qenë në situatë të vështirë, sepse ka pasur dosje ku korrupsioni është i hapur. Janë dosje të rëndësishme ende që do të prekin të majtën. Rama është i detyruar të bëjë këtë sjellje, duke qenë e qartë se edhe dosje të kohës së Berishës nuk janë hetuar. Rama kishte 9 vite në dispozicion sepse kishte të gjitha strukturat. Mund të kishim rezultate të ndryshme nga sot. S’e besoj se Rama nuk kishte dijeni për milionat e inceneratorëve.

Zheji: Nëse në shtëpinë e socialistëve pikon lavamani, hidruaiku futet për ta rregulluar. Kur pikonte lavamani në një tjetër rast, hidrauliku nuk dërgohej për të rregulluar. E dyta, kemi Dakon, ish-kryetarin e PS në Durrës. Kur u shpall non grata, Rama tha do e kem mik, por ai nuk është më, as deputet, as kryetar i PS. Dako është i dorëhequr. Formalisht, politikisht nuk është eksponent i PS. Ditën që Doshi u shpall non grata dha dorëheqjen si deputet. Ky është argumenti që nxjerr Rama dhe ne këtë e dinim, e kishim parashikuar. Kur një non grata kandidon për kryetar partie dhe kryeministër, kjo do të thotë që Rama e përdor për alibi. Është argument i thënë dhe stërthënë. Ai do të thotë ja ujku dhe ju kërkoni gjurmët.

Lala: Zoti Berisha nuk duhej të aderonte në krye të PD. Ai duhej të ishte nën hetim për atë që e akuzon SHBA. Në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur natyrisht që ai duhet të ishte një njeri i hetuar nga SPAK.

Zheji: Unë po ristrukturoj analizat e mëparshme që kanë forcë parashikuese nga pikëpamja analitike. Zgjidhet njeriu më vulnerabël i opozitës, që është Berisha dhe kryetar partie që i bën ftesë SPAK-ut për të verifikuar të drejtën apo jo të drejtën e pretendimin e non grata. Duke bërë këtë strukturalizëm në analizë, nuk kam ende qëndrim. Ata të pavarurit kishin frikë dhe kjo gjë po ndodh. Doktori i shërben si një kauzë për të krijuar alibi që SPAK-u është i deformuar. Sipas Ramës kuçedra e korrupsionit është kundërshtari i tij politik. Rama në këtë kongres i shpalli hapur luftë opozitës, ai tha që ato s’janë opozitë. Ai parashtroi partinë shtet, që PS i përmbush misionet qeverisëse. Në sytë e demokratëve doktori del kryetari i vërtetë, duke nënkuptuar që është makthi i Ramës. Rama i bëri pak fushatë doktorit në zgjedhjet që do të ketë. Rama i shpalli luftë opozitës, referenti Berisha, ndërsa SPAK-u po ha shumë majtas.

Lala: Sa herë kryeministrat janë në vështirësi aq herë bëhen agresivë dhe ushtrojnë presion ndaj drejtësisë. E kam vënë re këtë më 21 janar, te Gërdeci, e kam vënë re te zoti Meta me videon e famshme. E kam vënë re këtë te zoti Rama ku pati telashet me Dakon, Tahirin dhe dosjet e zgjedhjeve. Zoti Berisha dhe Rama kanë ushtruar presion ndaj sistemit të drejtësisë. Unë jam kundër presionit që bëhet ndaj. Jam kundër presionit ndaj sistemit të drejtësisë. Është bërë reformë kaq e madhe, në Reformën e Drejtësisë sa që nuk doja ta pranoja që kryeministri guxon t’i thotë SPAK të hetojë njërin apo tjetrin. Këtë e bëjnë qytetarët, e jo kryetarët e partive. Cilido këta njerëz, janë objekti kryesor i punës së SPAK. Që SPAK të përmbushë pritshmëritë e mia do të duhet të kishte hapur disa dosje. Edi Rama akuzohej në kohën që ishte kryetar bashkie, akuzohej se merrte 20% për lejet e ndërtimit që jepte. Duhet të hapet dosja e Gërdecit. Do të duhet të hetohet 21 janari, kush e dha urdhrin? Ka nxitës, shtytës, ekzekutorë. Nuk është histori që mbaron dhe fillon te disa punonjës gardash. Ka kryeministër që ka pranuar se do të gjuante se edhe nëse do të ishin 300 veta. Duhet të hetohet Cez, si u privatizua, si ndodhi. Shkojmë më pas te zoti Rama. Ka pafund dosje që nuk janë hetuar. Nuk mendoj që inceneratorët është një aferë e Bllakos dhe Kokës, ka persona të tjerë të përfshirë. Nuk kam dëgjuar hetim të qartë për 339. Ngjarjet janë aty, ne i kemi verifikuar. Pse SPAK duhet të presë nga SHBA ku ligji e detyron të hetojë. Një strukturë e diktuar nga politika, vetëm drejtësi nuk bën.

Zheji: Në 2005, kur Berisha erdhi në pushtet erdhi me një slogan të madh anti-korrupsion. Ishte shumë teatrale në pjesën më të madhe. Në emër të kësaj do të bëhej një tmerr, spastrim i jashtëzakonshëm. Asgjë nuk ndodhi. Berisha nuk goditi majtas. Kur kishte nevojë që hyri në krizë për presidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb