KORE E JUGUT – Një gjykatë apeli në Korenë e Jugut dënoi të premten ish-presidenten Park Geun-hye me 25 vjet burg, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, dënim që vjen pas një skandali korrupsioni që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017.

Park u bë udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut që u detyrua të largohej nga zyra pasi Gjykata Kushtetuese e hoqi atë për shkak të një skandali korrupsioni.

Gjykata e Lartë e Seulit zbuloi se Park bashkëpunoi me mikun e saj, Choi Soon-sil, për të marrë dhjetëra miliardë fitime nga konglomeratet kryesore për të ndihmuar familjen e Choi dhe për të financuar fondacione jofitimprurëse në pronësi të saj.

Gjykata gjithashtu gjobiti Park, vajzën e një ish-diktatori ushtarak, 20 miliardë won (17.86 milionë dollarë) pasi e gjetën fajtore për akuzat duke përfshirë ryshfetin.

Një gjykatë më e ulët e burgosi Park për 24 vjet në prill. Prokurorët janë ankuar kundër vendimit, duke kërkuar një dënim më të ashpër.

Një gjykatë në Korenë e Jugut e dënoi gjithashtu ish-presidentet me 8 vjet burgim në një rast të veçantë që rrjedh nga i njëjti skandal duke e akuzuar atë si shkaktare për humbjen e fondeve qeveritare dhe ndërhyrjen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: