TIRANE

Në mbrojtje të programit ekonomik të Partisë Demokratike, të cilin e sulmoi pak më parë ministrja Elisa Spiropali, ka dalë deputetja demokrate Fatbardha Kadiu. Ajo e quan Spiropalin “Zonja 5 milion euro e doganës” dhe thotë se nëse PD vjen në pushtet Antimafia do t’i marrë asaj edhe qindarkën e fundit, që siç shton Kadiu, ka vjedhur në dogana.

STATUSI I PLOTË
Zonja 5 milion euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik te PD. Reagimi i saj eshte thjesht shprehje e frikes dhe panikut qe i ka kapur. Antimafia do ti marre zonjes dhe qindarken e fundit te vjedhur ne dogana ndersa ndarja e politikes nga krimi do ta coje dhe me tej hetimin ndaj saj dhe padroneve te saj. Jane rende, shume rende. Cdo dite u zbulohet nje afere korruptive dhe nje lidhje e re kriminale ne shitblerje votash. Pas Zerit te Amerikes tani kane zbuluar nje tjeter armik te jashtem: CDU-ne. Por nuk kane pare gje akoma…tik tak tik tak zonja 5 milione euro e doganave!

Whatsapp Image 2019 02 01 At 17.21.59
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: