TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili dy ditë më parë i përmendi vilën e Lalëzit. Kryemadhi tha se e ka deklaruar këtë vilë duke pyetur Veliajn nëse i ka deklaruar pronat e veta.

“Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalëzit dhe madje vijnë të bëjnë foto, dhe nuse dhe dhëndër. Ky lali Eri i ka deklaruar këto pronat e veta? Lali Eri do ta deklarojë këtë deklaratën për banorët e kombinatit dhe pallateve pupulite. Do t’iu japë një kontratë që këta njerëz do të rimarrin shtëpitë e tyre?
Sot më shumë se kushdo se tjetër diferenca mes LSI-së dhe Rilindjes është shumë e madhe, mjafton të pyesësh ndërtuesit shqiptarë që për të marrë një leje në bashki duhet të paguajnë 8% e shitjes. Mijëra komani duhet të paguajnë mijëra euro për të marrë dheun e tyre. Kostoja e ndërtimit për një apartament jo vetëm që është 3 dhe 4-fishuar për shkak jo vetëm të prishjes së tregut se sot po vijnë njerëz me 4 klasë shkollë dhe po bëjnë ndërtime ndërkohë që kompani serioze me inxhinierë nuk janë.
Nuk duhet të kemi frikë nga njerëz që thonë të vërtetën por nga ata që gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Mua nuk më ka krijuar asnjë problem komunikimi me njerëzit dhe nuk di që të ketë një njeri që thotë më ka gënjyer Monika, ndërsa 98% thonë na ka gënjyer Lali Eri”, deklaroi Kryemadhi.

DEKLARATA E VELIAJ
Dy ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha nga Zall Herri se “hallet e Monës janë vilat miliona euro, jo hallet e njerëzve”.

“Keni halle si Zeni me vila 1 milion e ca euro? Apo keni halle për punësimin, për shkollimin, për të gjithë investimet e tjera? Nëse ka të rinj që nuk kanë hallet e vilës 1 milion euro, por kanë halle të ngjashme me tonat, duhet t’u themi ejani në familjen tone, se jeni më të ngjashëm me ne, sesa me ata. Nëse zonjat e Zall Herrit nuk kanë halle për 9 banjo për 9 macet, por kanë halle për shtëpinë që ua prishi tërmeti, kanë hallet e fëmijëve të tyre si do i avancojë karriera, kanë hallin e ekonomisë së tyre familjare në fshat, atëherë i kanë hallet më të ngjashme me tonat se me të Monës, ndaj kjo është arsyeja pse duhet të vijnë në familjen tonë,” u shpreh Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb