Shkrimtarja dhe deputetja e PD Flutura Açka, në rubrikën “Opinion” në “News24” foli për përplasjen verbale të ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit të Edukimit me deputeten Ina Zhupa, pasi kjo e fundit e akuzoi e është bërë palë me mazhorancën.

Gjatë bisedës në studio deputetja sqaroi se mënyra se si shkoi debati ishte e tepruar, ndërsa shtoi se gjithmonë ka respektuar dhe se do të respektojë vetëm rregullat dhe se nuk është aspak e vërtetë se ka bashkëpunuar me mazhorancën siç është akuzuar.

Gjithashtu Açka u shpreh se PD duhet të jetë e bashkuar kundër regjimit.

“Për mua nuk është ndonjë debat i madh, dramaciteti qesharak që mori momenti ishte i tepruar edhe pse situata të tilla mes opozitës është e trishtueshme. Unë zonjën Zhupa e kam parë si njeri opozitar, të re, por të jesh e re nuk do të thotë se duhet të shkosh si Fugë, duke fyer kolegët, se këto nuk i kanë hije asnjërit. Unë kam qenë e ftuar një natë më parë, kalendari nuk ishte kaluar dhe kalendari nuk është ligj. Ne nuk jemi aty për t’u vrarë dhe prerë, në mbrëmje kam marrë një mesazh se do të ishte një mbledhje e gjatë dhe kjo ishte arsyeja që kërkoja vetëm shtyrje disa ditore. Unë edhe në parlament i kërkova të heqë dorë nga akuzat e përbaltjes. Unë kam bërë opozitë edhe me shefat e saj dhe do të bëj me këdo dhe kam detyrë të respektoj rregulloren dhe ky është betimi që kam bërë dhe nuk do të lejoj asnjë nuancë apo këdo që do të përpiqet të minojë punën e rregullt të atij komisioni nuk do ta lejoj. Nuk bën opozitë më shumë se unë me zonjën Margariti, Zhupa. Kujtoj kur na ka thënë edhe të pacipa në parlament dhe opozitën e kam bërë unë. Nuk dua të them se është e udhëzuar për të filluar një fushata ndaj deputetëve që mendojnë kundra”, tha ajo.

Ju besoni se ka qenë e udhëzuar?

Flutura Açka: Jo nuk e thashë, këtë. Nuk dua të jetë e udhëzuar, dua të mendoj se është keqkuptim dhe të mos përbaltë. Unë iki nga parlamenti nëse unë bashkëpunoj me mazhorancën siç thotë Zhupa. Mua edhe të gjithë Shqipërinë të ma japësh sot nuk më hyn në punë. Kjo ka të bëjë me mua. Unë respektoj rregullat.  Ne duam apo nuk duam kemi ngarkesa tona edhe personale. Unë nuk kam drojë të them atë që mendoj, po ky agresion që po na ndodh mes palëve, mua më ka bërë të jem e kujdesshme, por ata demokratë që presin, çfarë mesazhi duhet t’i japim. Ne po shkojmë në zgjedhje që janë shumë të rëndësishme dhe palët duhet të bashkohen kundër këtij regjimi. Unë në këtë pikë jam me zonjën Zhupa, por kundër përbaltjes. Unë e ftoj zonjë Zhupa të shkojmë përpara që nga Sahati i Tiranës dhe të bëjnë së bashku protestën tonë. Berisha duhet të kuptojë se nëse ikën dhe bën një hap pas , ka ardhur një moment që Berisha të dalë nga skena politike dhe tua lërë djemve të rinj. Një frymë të re, që ta sjellë PD në pushtet. Një hap pas, të mos jetë në pozicionin që është në mënyrë që demokratët të bashkohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb