TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për herë të dytë në Prokurori. Basha ka qenë sot tek Prokuroria e Tiranës ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzat nga deputetit socialist Taulant Balla për kapjen e dy automjeteve “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro.

Pas dëshmisë Basha deklaroi se akuzat e tij janë të vërteta. “Janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Deklaratat e mia kanë qenë publike për përfshirjen e Ballës në trafikimin e parave të pista”, tha Basha.

“Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për të ju dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.” u shpreh kryedemokrati ndersa shtoi se Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftuëshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.

“E kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në arrest. Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës.Por unë nuk jam i paduruar, sepse e di që drejtësia mund të vonojë por nuk do të mungojë.Sëbashku me Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrbjen, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat  që e kanë shndërruar prokurorinë në një aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela” – përfundoi Basha.

Ndonëse kreu i PD-së është paditur disa herë, kjo është hera e dytë që shkon personalisht në prokurori.

Më 12 tetor Basha ka dëshmuar per afro 45 minuta në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’ pasi kallëzimit nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.

Basha Ne Prokurori (1)
Basha Ne Prokurori (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb