Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli me anë të një postimi në “Facebook” ka reaguar për akuzat e Gjykatës Speciale në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe të kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Pacolli shprehet se beson se UÇK-ja ka zhvilluar luftë të drejtë, ndërsa shtoi se po ashtu beson në pafajësinë e Thaçit e të Veselit.

Postimi i Behgjet Pacollit:

Kosova ka luftuar për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb