TIRANE

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack ka reaguar pas sulmit që kryeministri Edi Rama i bëri deputetes së PD, Albana Vokshi, pasi kjo e fundit kërkoi të hiqej nga Facebook videoja e publikuar nga ERTV me prindërit e vajzës së abuzuar në Kavajë si dhe të shkarkohej ministrja Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në Twitter, Doris Pack thotë se komentet e kryeministrit Rama duke ofenduar gratë politikanë janë nxitje e dhunës ndaj gruas.

“Komentet në rrjetet sociale të kryeministrit të Shqipërisë Rama duke ofenduar gratë politikane, nuk janë vetëm degradim dhe ofendim ndaj gruas, por nxitje e dhunës kundër gruas në një vend ku të drejtat e saj janë të kërcënuara dhe të dhunuara çdo dit”- shkruan Pack.

51500050 345580829626624 1693925880247615488 N
51500050 345580829626624 1693925880247615488 N

Deklarata e Vokshit:

Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.  Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në facebook. Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës.

Reagimi i Ramës:

Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb