FIER

Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar sot në Fier. Ata ishin shpallur në kërkim për katër vepra të ndryshme penale si dhunë në familje, vjedhje të energjisë elektrike si dhe  falsifikim monedhash.

“Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që qarkullojnë me armë a sende të kundra ligjshme, të personave në kërkim, policia e Fierit kap dhe ndalon 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe Specialistët për Hetimin e Krimit Ekomomik në DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

A.Sh, 24 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

S.O, 19 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”.

A.D, 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje”.

G.K, 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”. Për të katërt këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb