Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar një gjyq të ri më lidhje me çështjen penale të ngritur nga autorja amerikane E Jean Caroll.

Trump akuzohet për abuzim seksual dhe shpifje ndaj shkrimtares. Sipas mediave të huaja ai i ka dhënë Caroll 5 mln dollarë dëmshpërblim.

Edhe pse i përfshirë në skandale si abuzime seksuale, Donald Trump ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Përballë tij do të jetë presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Bide dhe ish vartësi i tij Mike Pence.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb