Gjatë një konference për shtyp me gazetarët në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein nuk i ka shpëtuar një pyetjeje lidhur me akuzat e opozitës për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Fleckenstein tha se ishte në dijeni të këtyre akuzave, ndërsa shtoi se ai nuk mund të jepte një opinion pasi nuk ishte gjykatës. Ai ftoi prokurorinë që të bëjë punën e saj.

Cili është opinioni për Vangjush Dakon. Si e shihni kërkesën e opozitës që duhet të arrestohet domosdoshmërish për lidhje me korrupsionin?

“Ju i dini gjërat më mirë se unë. Kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për kryebashkiakun e Durrësit. Unë besoj se nesër do të shkoj në shtëpi, në Gjermani. S’jam gjyqtar. Do të duhet të lejohet që prokuroria të bëjë punën e vet. S’kam ndonjë mendim për këtë çështje. Dëgjoj me kujdes çfarë thuhet. Por nuk duhet të them se kush ka të drejtë, apo jo. Lleshi ka qenë në Gjermani dhe ka disa lidhje atje që ndoshta dimë më shumë për të”, tha raportuesi për Shqipërinë në PE.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ambasadori i BE Luigi Soreca lidhur me çështjen ‘Dako’.

“Për zotin Lleshi kam shume për të shtuar. Komuniteti ndërkombëtar vlerëson punën e zotit Lleshi dhe për këtë arsye mund të konfirmoj atë që tha zoti Fleckenstain. Për zotin Dako, siç e tha dhe Knut, s’jemi prokurorë. Kemi fatin që mos të jemi prokurorë, ndaj do ju kursejë dhe juve kohë. Zyra e prokurorisë, nëse kjo çështje duhet t’i kalojë këtij institucioni, duhet të hetojë”, tha ambasadori.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb