Dani Alves akuzohet për sulm seksual, teksa aktualisht ndodhet në burg. Ish-shoku i tij i skuadrës, Gerard Pique, ka kërkuar ndëshkimin e merituar, nëse dyshimet vërtetohen plotësisht.

“Kjo është një çështje e komplikuar, pasi e njoh personalisht dhe kam një vlerësim të rëndësishëm për të. Sido që të jetë, për atë që kemi qenë si shokë skuadre, dhe për atë vetë, kjo është shumë e vështirë. Unë thjesht dua që drejtësia të bëjë punën e saj. Por nuk mund të them diçka derisa të më tregojnë që ka bërë diçka dhe ka prova për këtë. Gjëja më e thjeshtë sot është të thuash që është fajtor dhe meriton dënimin. Unë dëshiroj të pres atë që thotë gjykata. Dhe nëse gjykatësi thotë që është njëra gjë apo tjetra, atëherë mund të flasim, por mbi të gjitha të ndihmojmë viktimën e këtij procesi.

Por është një e papritur për të gjithë botën. Ti mendon “si mund të ndodhte kjo”. Nëse ka ndodhur, atëherë duhet trajtuar shumë ashpërsisht, ai dhe të gjithë ata që bëjnë një gjë të tillë. Unë do të isha edhe më i ashpër se sa drejtësia, pasi jam plotësisht në favor të të gjithë atyre që mbrojnë ligjin “vetëm po është po”” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: