Deputeti i Partisë Socialiste në Krujë, Rrahman Rraja, në një lidhje telefonike me News24  dhe BalkanWeb ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e cila po diskutohet prej ditësh pas denoncimit të PD.

Pas deklaratave të ish-oficerit Emiliano Nuho, Rraja i hodhi poshtë të gjitha akuzat se vajza është përdhunuar nga djali i tij Rexhep Rraja.

“Ashtu sic e ka deklauar vazja mbrëmë, edhe unë kam të drejtën të bëj shpjegimin tim se edhe familja ime është prekur nga kjo tymnajë e Partisë Demokratike.

Lidhur me akuzat e ish-oficerit për djalin tim, Artur Bushit, mua dhe Taulant Ballës, asgjë nuk ekziston, janë thjeshtë akuza politike. Aty ku kam punuar e jetuar, kam fituar dhe prandaj më kanë pengesën kryesore” tha Rraja.

E vërteta e marrëdhënies së djalit me vajzën?

“Vajza nuk është përdhunuar e ka dhënë versionin e vet. Vajza ka dëshmuar në polici dhe televizione. Kanë pasur lidhje dhe janë ndarë si çdo çift të rinjsh. Çdo gjë është sqaruar në polici.”

E keni shoqëruar djalin tuaj në komisariat kur është marrë në pyetje?

“Jo, fare. Madje ai ka qenë me pushime në Sarandë. I kam thënë hajde se të kërkon policia në lidhje me një deklaratë që ka bërë vajza. Unë nuk jam interesuar dhe nuk kam asnjë lloj lidhje.

Pse çështja shkoi në komisariat? Çfarë deklaroi vajza?

E ka sqaruar. Se djali ka shkuar me një vajzë tjetër për pushime në Sarandë. Ka nxjerrë foto siç nxjerrin foto të rinjtë në Facebook. E ka parë vajza dhe e ka denoncuar në polici, dhe më pas është kthjelluar dhe e ka tërhequr denoncimin.

A ka folur vajza me ju vetë?

Po, është e vërtetë. Dhe në intervistën që ka dhënë  u tregua e sinqertë. Ajo më ka marrë në telefon për të sqaruar çështjen me djalin tim. Unë i kam thënë që nuk futem mes jush.

E ka dhunuar djali juaj vajzën? Se sipas saj ka shkuar e gjakosur në komisariat

Jo, jo, jo. Nuk kemi bërë biseda të tilla. Po di vetëm që vajza ka fol çdo gjë në polici.

Po emrat e zotit Bushi e Balla pse kanë dalë në dritë?

Eshtë PD që gatuan politikat e veta me Zaganë e zagarë, duke kërkuar dhe azil politik dhe nuk kanë asnjë provë që Balla të ketë kaluar për Fushë-Krujë 3 vitet e fundit të jetës së tij. Nuk kanë lidhje fare. Unë kam kërkuar qe Prokuria të nxjerrë të verteten.

Kërcenimi me armë që pretendon Emiliano Nuhu?

As nuk ekziston fare. Si mund të futesh në komisariat me armë? Eshte vetëvrasje.

Si po e përjeton djali këtë histori?

Nuk e di, nuk e kam pyetur.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb