Zinedin Zidan nuk i ka gëlltitur dot akuzat dhe polemikat për favore të gjyqtarëve gjatë ndeshjeve, akuza që kanë ardhur nga lojtarë të Barcelonës, me këtë të fundit që është arritur në krye të tabelës nga Reali Madridi dhe që humbet titullin kampion nëse gara mbyllet me pikë të barabarta.

Trajneri Zidan, në vigjilje të ndeshjes kundër Majorkës, ka folur rreth këtyre akuzave në konferencën e fundit për shtyp.

“Po thuhen shumë gjëra, por unë dua të mendoj vetëm për punën time në fushë. Askush s’mund të na e mohojë atë që po bëjmë ndeshje pas ndeshjeje. Duhet të shkojmë përpara kështu, të bindur që do të flitet shumë për ne sepse jemi një klub i rëndësishëm”.

Polemikat shpërthyen pas fitores së të dielësn të Realit në fushën e Sociedadit, ku pati tre momente të dyshimta dhe që e lejuan ekipin madrilen të marrë vendin e parë falë golavarazhit më të mirë sesa Barcelona.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb