FRANCA

Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy është dënuar me 1 vit burg nga një Gjykatë në Paris për financim ilegal të fushatës e shpenzime të tepërta në 2012.

Ky vendim vjen 6 muaj pasi ai u shpall fajtor për korrupsion në një tjetër gjyq, teksa sot Sarkozy mungoi në Gjykatë.

Ai kërkonte një mandat të dytë si President në 2012, por nuk ia doli dot përballë kundërshtarit Hollande.

Shpenzimet e tij shkuan në të paktën 42.8 milion euro nga 22.4 që ishte kufiri. Ai kontraktoi asojkohe një kompani me emrin Bygmalion që krijoi një sistem faturash të rreme për të fshehur koston reale të shpenzimeve të Sarkozy në atë fushatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb