Kryebashkiaku Erion Veliaj  ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka si dhe akuzat për inceneratorin e Tiranës. I ftuar në “Real Story” Veliaj tha se fakti se u arrestuar një individ nuk do të thotë se u prish  i gjithë sistemi. Ai tha se Tirana sot ka shpëtuar nga ajri i ndodhur falë inceneratorit të Sharrës.

“S’ka asnjë kërkesë për heqje mandate të një deputeti tjetër. Në Tiranë kemi një skemë që paguan për shërbimin. Bashkia e Tiranës paguan sot më pak se sa propozimi i Bashës për plehrat në Sharrë. E kam ndërgjegjen e pastër për këtë pasi Tirana shpëtoi nga shtëllunga e ajrit të ndotur. Sharra sot shpëtoi. Ne kemi këtë skemë që shteti paguan, private bën shërbimin. Fakti që u arrestua një, s’do të thotë se është prishur i gjithë sistemi. S’ka lidhje me sistemin.

Ndërkohë ai  i është përgjigjur edhe akuzave të nënkryetares së PD, Jorida Tabakut se detyroi bashkitë Vorë e Kavajë të sillnin plehrat në Tiranë duke u shprehur se është turp për këtë shpifje nga ana e saj.

Tabaku është dënuar prapë për shpifje. Mënyra për të bërë karrierë në PD është kush shpif ecën. Është turp se ka qenë shoqe shkolle me ne të “Sami Frashërit”. Gjykata më dha të drejtë. Është një shpifje kronike e 2 grave që pastaj ngrihen në detyrë. Se di si e bëjnë lider këtë Lulzim Bashën, të rrethohet nga këta njerëz. Do i nxjerr përgjigjen time, Isa Sakjes dhe Fiqos. Ligji thotë që caktohet një vend i përbashkët dhe mblidhen plehrat. Kjo është një vrimë në ujë. Secili u përgjigj për bashkinë e vet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: