Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri iu përgjigj sot akuzave të Partisë Demokratike, në lidhje me projektet koncensionare.

“Ajo çka duhet të them për këto deklarata është se nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata para politike të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet. Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi.“ u shpreh Gjiknuri, ndërsa shtoi se Republika e Shqipërisë është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi

“Ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha. Kështu, unë e quaj thjesht manifestim i degradimit politik të Partisë Demokratike në një nivel para politik  dëshpërues. Qeveria do të vazhdojë politikat e saj zhvillimore sepse zhvillimi është për shumicën e shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet.” përfundoi Gjiknuri.

Më përfundim të tryezës me temë “ Kualifikimi Europian për Menaxherët e Energjisë”, Ministri Gjiknuri iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratat e PD, e cila u shpreh nje dite me pare apeloi qeverine te terhiqet nga projektet koncensionare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb