Një hetim korrupsioni në zyrën e kancelarit konservator austriak, Sebastian Kurz ka ndezur një krizë në koalicionin e tij qeverisës me të gjelbrit.

“Ne nuk mund t’i kthehemi punëve si zakonisht, aftësia e kancelarit për të vepruar është në pikëpyetje”, theksoi deputeti i gjelbër dhe zëvendëskancelari, Ëerner Kogler në një deklaratë.

Hetuesit kundër korrupsionit duke kërkuar materiale për një hetim kontrolluan zyrat e Kurz dhe partisë së tij konservatore të Popullit Austriak (OeVP), Ministrinë austriake të Financave dhe një shtypshkronjë.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Ekonomisë dhe Korrupsionit (ËKSTA), ka indikacione se, nga prilli 2016, fondet nga Ministria e Financave janë përdorur për të publikuar “sondazhe të motivuara ekskluzivisht politikisht, ndonjëherë të manipuluara në interes të Kurzit, në atë kohë ministër i Jashtëm’’.

“Ne duhet të punojmë së bashku për stabilitet dhe sqarim, kjo është arsyeja pse unë do të doja të diskutoja rrjedhën e mëtejshme të veprimit midis palëve”, theksoi Kogler.

Dje, partitë opozitare në parlament, social-demokratët, partia liberale ”Neos” dhe FPOe e ekstremit të djathtë kërkuan dorëheqjen e Kurz.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: